Mirvete Kabashi Leku
Mirvete Kabashi Leku u lind më 28 tetor të vitit1959, në fshatin Studençan të Therandës, në një familje intelektuale. Rritur dhe shkolluar në Prizren. Shkëndijat e para të krijimtarisë poetike i dha, kur ishte fëmijë, por, studimet në SHLP, dega Gjuhë –Letërsi Shqipe i hapën horizonte të reja për të njohur më thellë letërsinë dhe parimet e krijimtarisë letrare. Hyri me guxim në rrugën e bukur të krijimtarisë, duke botuar poezinë e pare në “ Rilindja” për fëmijë, vazhdoi të “Pionieri”, “Zëri i Rinisë”,“Kosovarja” etj. Prirjet e saj në poezi janë të vrullshme. Ka mbi 500 poezi të botuara pjesërisht nëpër periodikë. Ka dalë përpara lexuesit me pesë vëllime poetik “Flakë e Valë” , “ Gurra e Zemrës”, “Sintaksë Platonike”, Flakadanë Lirie dhe Netëve pa yje” si dhe me shumë poezi tjera në disa botime antologjike. Ka gati për botim edhe dy vëllime me poezi dhe një roman. Është antare e LSHK. Jeton në Prizren, është aktive në krijimtari letrare Ka mar këto çmime: për poezi. Në vitin 2016 mori çmimin e dytë në “Sofren poetike” Zgatarë, në vitin 2017 në orën letrare “Yllka Domi” Gjakovë çmimin e dytë, në vitin 2018 në konkursin e librit të bibliotekes Prizren, çmimin special “Abdullah Thaçi” dhe në vitin 2021, çmimin e parë në manifestimin letrarë ” Në prehër të Gjallicës” Kukës. Jetonë dhe vepronë në Prizren.
TI JE I GJALË
(Rexhep Hoxhës)
U linda
Në të njëjtin vit
Me “Lugjet e Verdha”
Kur edhe Shpendi
U bë bari i deleve.
Atë verë Bardhoshi,
Galoshi e Trumoshi
Na ruanin nga ogurzeza,
“Picimulin”
E doja si këngën e parë
E më bëhej se fluturoja
Me “Krahët e Fluturës”
Deri te “Lulet e Frashnjetit”
Dhe pushoja pak
Në “Tokën e Trëndafilave”
Asgjë nuk ma peshoi urimin tim
Se sa ëndrra e fëmijëve
Kur i thërriste
“Verorja”
Brenda 90 vitesh
40 shpirtra
40 buzëqeshje
Ti je i gjalle…
VRULLI RINISË
Sikur në ëndërr,
Mbi Urë të Gurit qëndroj
Kërkoj vitet e kaluara.
Pa i bërë thirrje trurit
Vetën e gjej rrënzë Rrapit Plak
Aty, ku dikur g’dhendnim emrat tanë.
Mbi Lumbardh
Shoh gjethet të dridhura nga ujë.
Sytë zënë vend lartë
mbi Kala
Më mendje të turbulluar
kujtoj vrullin e rinisë
E tani, në këtë moshë
Parakaloj freskinë
e kohës…
BIE SHI
Bie shi vjen errësirë
Po të sjell një fjalë nga larg
Sill një puthje, përqafim
Që më zgjonë rininë e parë.
Ah kjo ëndërr çmendurake
Më bën foshnje të përkdhelur
Ah kjo ëndrra bredharake
Më bën grua kaq të dehur.
Bie shi e nxin një natë
Sill një puthje, përqafim
Sillmë një fjalë që vjen nga larg
Të më zgjonë prapë rininë.
JETA IKËN
Tik-taket e zemrës
na rrahnin me një ritëm.
Ndjenjat që përjetuam
Kurrë nuk ia lashë harresës.
Jeta ikën
Koha s’ndalet
E nostalgjia zë vend
Në kokën e rënduar.
Përjetimet e ëmbla rinore.
I paketova me fjongo ari
E tani i vargëzoj për t’i ruajtur
Si në një kasafortë.
Dashuria jonë
Ka rrënjë të thella
Në botën e shpirtit
Te Ura Blu
E mbyllëm në shtatë dryrë
E çelësin e hodhëm
Në fundin e Lumëbardhit.
MALL E DHIMBJE
(nënave që ende presin një lajm për bijtë e zhdukur)
U bëra shkrumb
Zemërpërvëluar me pritje malli
Së paku të gjeja nje asht
e te vajtoja si Ajkuna Omerin.
E pafund pritja
Flas me vete
Kafshoj buzët
e dridhura
Qaj me dënesje
Lotët burim
i pashtjerrur.
Si dallgë deti valëvitëm mbi shkëmbinjë
Pranvera ndërvite po vonon
Rrugë labirinthi
Për bijtë tanë.
Veç mjegullnajë
më mbushën syt.
Ku je, ku tretesh
O biri im?
NANË
Nanë oj nanë!
Me vite c`më dogji malli per ty
E fjala c`mu tha në gjuhë
qerpiket s`u terën kurrë
Si riga shiu që s`ndalojnë
Mbi qiellin i Prizrenit me mjegullnaja
Mbeta duke vëzhguar
Më thonin se, atje ka ikur nana
E unë?
Prisja e prisja pa fund…
Me nje tufe lulesh
Haperoj mes varresh
Pllakeza te ftohta akull
Si zemra ime
I puthësha e i përkëdhelja çdo ditë.
Kam mall oj nanë
Me fal per lotin qe rrjedh!
Edhe në ditë feste.
Nanë kurre s`mplaket
Dashuria ime për Ty