Organizata joqeveritare “ALDI – Akademia për Lidership, Demokraci dhe Integrim” po implementon projektin “Ligji për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë”. Projekti parashikon një vizitë në 22 shkolla në tre komuna në Kosovë, Prizren, Pejë dhe Dragash, me qëllim të informimit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve për të drejtat e fëmijës konmform LIGJIT NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS.
OJQ-ja ALDI – Akademia për Demokraci dhe Integrim të Lidershipit, e themeluar në vitin 2018, merret me promovimin e të drejtave dhe arsimim. Drejtori ekzekutiv i organizatës është dr. Zahir Arifovic.